Tuba PE 100

KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME TË TUBAVE POLIETILENI

Tubat e prodhuar nga polietileni kanë këto karakteristika të zakonshme:

  • Peshë specifike e ulët
  • Fleksibilitet
  • Qëndrueshmëri e mirë ndaj kimikateve
  • Aftësi e shkëlqyer për saldim
  • Qëndrueshmëri e mirë ndaj lëvizjeve të tokës
  • Sipërfaqe e brendshme e lëmuar me rezistencë të lartë ndaj depozitimeve
  • Të miratuar për kontakt me ushqimin
  • Jetëgjatësi e madhe (më shumë se 50 vjet)
  • Miqësore me mjedisin, 100% të riciklueshme

Description

Tubat PE përdoren në:

  • Sistemet e furnizimit me ujë
  • Transportimin e gazit
  • Sistemet e ujërave të zeza
  • Sistemet e ujitjes
  • Mbrojtjen e kabllove optike

RUAJTJA DHE INSTALIMI I TUBAVE TË POLIETILENIT

Ruajtja

  • Tubat dhe e polietilenit duhet të ruhen larg burimeve të nxehtësisë dhe gazrave të shkarkimit të mjeteve.
  • Nuk duhet të ruhen në të njëjtin vend me makineri që përdorin vajra, vajra hidraulikë, gazra, tretës dhe kimikate të tjera të ndezshme.
  • Të gjitha pajisjet dhe mjetet speciale që përdoren për lidhjen e tubave dhe përçuesve të polietilenit duhet të ruhen veçmas dhe në mënyrë të sigurt deri në momentin e përdorimit.
  • Duhet shmangur kontakti me pjesët ngrohëse të makinerive për saldim, pasi ato mund të shkaktojnë gërvishtje gjatë ruajtjes.
  • Nëse tubat duhet të ruhen për një kohë të gjatë në ambient të hapur, ato duhet të mbulohen me pëlhurë të trashë ose polietilen të zezë për t’i mbrojtur nga rrezet e diellit (UV).

Instalimi

  • Gjatë instalimit, rekomandohet që tubat të vendosen në kanale me thellësi minimale prej 45-60 cm, në varësi të zonës së ngrirjes.
  • Instalimi mund të kryhet edhe në temperatura të ajrit deri në -5˚C.

METODAT E LIDHJES

Polietileni mund të lidhet në mënyra të ndryshme. Më të zakonshmet janë:

  • Saldimi me kontakt (Butt welding)
  • Saldimi me elektro-fuzion (Electro fusion welding)
  • Lidhja mekanike (Mechanical connecting)