RoSep ByPass 20%

Ndarësit e vajit industrial Rosep me bypass 20% përdoren për të pastruar ujërat e shiut që kullon nga sipërfaqet e shtruara si rrugët, oborret dhe parkingjet, ku mund të rrjedhë karburant ose vaj nga mjetet.
Ndarësi i vajit me bypass është i dimensionuar për prurje kritike ose rrjedha të larta. Gjatë reshjeve maksimale, 20% e rrjedhës pastrohet në kapësin e vajit dhe 80% kalon përmes bypass-it.
Tubacionet deri në diametrin DN400 janë të instaluara brenda kapësit, gjë që lehtëson instalimin dhe manovrimin gjatë transportit, ndërkohë që rrit jetën e produktit, pasi presioni i tokës nuk mund të dëmtojë tubin.
Kur uji i pastruar derdhet në ujin nëntokësor, një valvul automatike mbyllëse ose valvul pa kthim dhe një rezervuar mostrash janë të instaluara në kapësin e vajit.