RoMem

Në trajtimin e ujërave të ndotura me teknologjinë MBR, procesi biologjik i trajtimit kombinohet me një njësi filtrimi (filtër me membranë).
Një filtër me membranë përbëhet nga një numër i madh membranash përmes të cilave uji ndahet nga biomasa.
Me teknologjinë MBR arrihet një cilësi më e lartë e ujit të pastruar në dalje.

 

TEKNOLOGJIA MBR

Reaktori biologjik me membranë (MBR) është një proces trajtimi i ujërave të ndotura që kombinon filtrimin me membranë dhe trajtim biologjik. Kjo teknologji inovative ofron një sërë përparësish në krahasim me procesin konvencional të aktivizimit të llumit, siç janë: përqëndrim më i lartë i biomasës dhe eliminimi i nevojës për trajtime shtesë.

RoMem pastron ujërat e ndotura duke i kthyer në ujë të pastër dhe me cilësi të lartë, i cili mund të shkarkohet në natyrë, ose të përdoret për ujitje dhe në disa raste për qëllime sanitare.

Moduli MBR përbëhet nga panele polipropileni, me një membranë polimerike në secilën anë dhe një kornizë mbajtëse. Membranat instalohen në një rezervuar RoBox prej polietileni. Përveç filtrimit, në rezervuar ndodh edhe ajrosja (aerimi). Membranat pastrohen një ose dy herë në vit.

Përqendrimi i lartë i biomasës në procesin MBR mundëson heqje shumë efikase të grimcave të tretshme dhe të patretshme të materialeve të biodegradueshme, edhe në ngarkesa të larta.
Koha e zgjatur e qëndrimit siguron që uji i ndotur të nitrifikohet plotësisht, madje edhe në kushte me temperatura shumë të ulëta.